HomeBota

Ish-ambasadori i SHBA-së në Shqipëri Donald Lu merr detyrën e rëndësishme, reagon Blinken

Ish-ambasadori i SHBA-së në Shqipëri Donald Lu merr detyrën e rëndësishme, reagon Blinken

sh-ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu ka marrë zyrtarisht postin e ndihmës Sekretarit të Shtetit për Azinë. Kjo u zbulua me anë të disa fotove nga moment kur Lu mori postin. ‘State SCA’ shkruan se mezi presin udhëheqjen e Lu brenda Byrosë së çështjeve për Azinë Jugore dhe Qëndrore.

POSTIMI I Stace sca

Ne jemi të ngazëllyer kur shohim sot Ambasadorin Donald Lu të betohet si Ndihmës Sekretari ynë i ri për Byronë e Çështjeve të Azisë Jugore dhe Qendrore, i administruar nga UnderSecStateP. Ne mezi presim udhëheqjen e tij brenda Byrosë dhe rajonit. Mirësevini Ndihmës Sekretar Lu!

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po ashtu uroi Lu për këtë post të ri.

POSTIMI I BLINKEN:

Krenar që mirëpres Donald Lu si Ndihmës Sekretar për State_SCA Me Ambasadori Lu ka një karrierë të gjerë në shërbimin e jashtëm dhe ka treguar përkushtim të thellë ndaj diplomacisë amerikane dhe politikës së jashtme në Azinë Jugore dhe Qendrore. Ai është i përgatitur mirë për të udhëhequr byronë në misionin e tij.

Donald Lu ka qenë Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri duke shërbyer nga viti 2014 deri në vitin 2018.