Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja Juela Nikolli u bë një nga banoret më të reja të “Big Brother VIP Albania 5”.
E lindur në Laç, por e rritur jashtë atdheut, në Milano, vajza e cila mbrëmjen e së martës u fut në shtëpinë e Big Brother Vip Albania duke buzëqeshur, fsheh një histori të dhimbshme dhe shumë lot në të kaluarën.
Juela pak vite më parë humbi të fejuarin pak para martesës. Ai u qëllua për vdekje së bashku me motrën e tij, nga ish-bashkëshorti i kësaj të fundit.
Këngëtarja tha se këtë ngjarje e ka përjetuar shumë keq dhe se ajo periudhë e ka bërë më të fortë, më të vetëdijshme.
“Kam kaluar shumë dhimbje dhe ankth, në fillim mendoja që dhimbja do të kishte qenë e papërballueshme, por me kohën kuptova se jeta ndryshon nga mënyra si zgjedhim ta përballojmë. Punova shumë me veten, dhe ajo dashuri e bukur që më kishte lënë ai u bë dritë në momentet më të errëta dhe më tregoi se unë mund të ngrihem përsëri, u bë forca që me ngriti.
Kjo periudhë më ka bërë më të fortë, më të vetëdijshme për atë që dua dhe më mësoi të gjej dritë edhe kur mendoja se nuk kishte më, dhe mund të them me plot bindje qe unë ia dola dhe kam akoma shumë për te ndërtuar, siç dhe ai ka besuar gjithmonë te unë”, tha ajo.

