HomeAktualitet

Ish-deputeti i dënuar për vrasje viziton Sali Berishën në shtëpi: Lufta ka vetëm dy nene, kurrë mos u dorëzo

Ish-deputeti i dënuar për vrasje viziton Sali Berishën në shtëpi: Lufta ka vetëm dy nene, kurrë mos u dorëzo

Sali Berisha edhe një herë tjetër ka thyer masën e arrestit të shtëpisë, të caktuar nga GJKKO.

Ditën e djeshme ai ka takuar ish-deputetin e Kosovës Gani Geci, një personazh me dritëhije në Prishtinë, i dënuar për vrasje.

Geci ka qenë së bashku edhe me disa persona të tjerë në ambientet e paraburgimit familjar të Saliut, teksa fotot i ka postuar në rrjetin e tij social të Facebook.

Reagimi i Gecit:

Lufta ka një ligj me vetëm dy nene: Neni 1) Kurrë mos u dorëzo. Neni 2) Mbaje mend të parin.

Salih Berisha nuk dorëzohet kurrë! Sot ishim në takim me kryetarin njëherit edhe kryetari historik i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Z. Sali Berisha. Takimin na e mundësoi Z. Agim Rexha, kryetar nderi i Shoqatës Pan-Shqiptaro-Amerikane VATRA në Amerikë. Bashkë me ne ishin Adnan Merovci, Hysen Ibrahimi, vëllai im Fadil Geci, dhe unë, Gani Geci. Folem gjerë e gjatë për rrjedhën historike të ngjarjeve në Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë që nga viti 1991 deri më sot. Berisha, faleminderit për pritjen edhe në këto rrethana të jashtzakonshme!

Ju jeni frymëzim i qëndresës për qindra mijëra shqiptarë. I shpjegova se si një herë një ushtarak amerikan në Kosovë me emrin Bill Krieger më pat thënë: “Lufta ka një ligj me vetëm dy nene: Neni 1) Kurrë mos u dorëzo.

Neni 2) Mbaje mend të parin.” Falendërim i veçantë shkon edhe për Diplomatin e Karrierës Z. Mal Berisha.

P.S. Unë gjithashtu e falendëroj kryetarin Agim Rexha për ftesën që më kishte bërë 21 vjet më parë për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes kongresmenit Eliot L.Engelshkruan deputeti i dënuar për vrasje nje idiot që as vetë nuk e di se përse ështe aty!