HomeKronike

Ish-deputeti zbuloi “shtëpinë e barit” në Tiranë, kati i parë i magazinës në përdorim të Kadastrës

Ish-deputeti zbuloi “shtëpinë e barit” në Tiranë, kati i parë i magazinës në përdorim të Kadastrës

Policia ka zbuluar një “shtëpi bari” në Tiranë, në një magazinë.

Mësohet se magazina është shtetërore dhe kati i parë është në përdorim të Kadastrës, teksa për katin e dytë ku u gjend lënda narkotike ende nuk dihet kujt i takonte.

Vizion Plus raporton se ka qenë ish-deputeti Halit Valteri, i cili ka ardhur për të parë magazinën e katit të parë të Kadastrës.

Kur ka parë katin e dytë të mbushur me drogë, ai ka lajmëruar ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha.

Ky i fundit ka lajmëruar më pas drejtorin e Policisë, Ilir Proda.

Ende nuk dihet arsyeja pse ish-deputeti Halit Valteri kishte shkuar në këto ambiente.

Dyshohet se magazina përdorej prej një kohe të gjatë për kultivim droge dhe AMP ka dyshime se efektivët e Komisariatit Nr.2 kanë qenë në dijeni