HomeAktualitetDebat

Ish kandidati potencial i PD-së për deputet në Tiranë me mbi 7 mijë vota Ethem Aga: I gatshëm të garoj kundër Manastirliut për Bashkinë Tiranë!

Ish kandidati potencial i PD-së për deputet në Tiranë me mbi 7 mijë vota Ethem Aga: I gatshëm të garoj kundër Manastirliut për Bashkinë Tiranë!

Teksa PS ka zgjedhur Ogerta Manastrliun për drejtuese të re të Bashkisë së Tiranës, nëse do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale, PD ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin e saj.

Por, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv Ethem Aga, kandidat i PD në Tiranë në zgjedhjet e 11 majit, tha se është i gatshëm të garoj kundër Manastirliut.

‘PD ka disa standarde ka forumin, këshillin kombëtar dhe janë ata që vendosin, kurse në PS është një njeri i vetëm. Unë do jem pjesë e fushatës së PD por janë forumet e PD dhe partitë e tjera opozitare. Por, unë shpinën luftës nuk ja kthejë. Por unë them se duhet që të jetë një kanddiatë gjithpërfshirës nga e gjithë opozita’, tha ai.