HomeAktualitet

Ish-kreu i PD-së ironizon Bashën dhe Kryemadhin: Të ramë në qafë o Lyli, po profecive ska çi bën Amerika e ne të hedhim fajin ty

Ish-kreu i PD-së ironizon Bashën dhe Kryemadhin: Të ramë në qafë o Lyli, po profecive ska çi bën Amerika e ne të hedhim fajin ty

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kukësit dhe një ndër kritikët më të mëdhenj të kryedemokratit Basha, Ibsen Elezi këtë herë nuk ka kursyer as kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Elezi e këshillon kryetaren e LSI-së të largohet nga “filxhani i kafes” duke shtuar se kështu si po vepron mori në qafë edhe bashkëshortin e saj dhe njëkohësisht edhe Presidentin e Republikës, Ilir Metën.

Postimi i plotë:

“Sternipi” i Nostradamus !

Mona kohet e reja kerkojne arme te reja. Nuk pi me uje filxhani kafes, rrotullohu 2 here rrotullohu 3 here se rrezohet, more ne qafe edhe Liken

Shoku Edi ka shkuar para, nga fallxhoret te nje standart ma i nalt, profecite. Sipas burimeve te permbrendeshme dhe me sugjerimin e keshilltareve Jomizerabel, ka huazuar si blerje sezonale “Sternipin” e Nostradamus.

Vrisja mendjen si i dolen parashikmet ketij, do fitoj Kukesin, do fitoj Shkodren, do fitoj Lezhen do i fitoj te gjitha, ne 30 qershor do jene zgjedhjet me te qeta qe keni pare, as Spiropalli nuk ja besonte Skanderbeut.

Te rame ne qafe o Lyli, te rame ne qafe, po profecive ska ci ben Amerika e ne te hedhim fajin ty.