HomeAktualitet

Ish kryeprokurori “non grata”: Meta kërkon fakte nga Uashingtoni

Ish kryeprokurori “non grata”: Meta kërkon fakte nga Uashingtoni

Nuk kam qenë mbështetës i Llallës”, deklaroi Presidenti Ilir Meta në “real story”, i pyetur në lidhje me qëndrimin e tij pas shpalljes së ish-kryeprokurorit “non grata” nga SHBA

“Nuk kam qenë përkrahës i Llallës dhe askujt.

Por u qëndroj deklaratave që kam thënë për hedhjen e shortit për emërimet në drejtësi.

Procedurat e ndjekura nga prokuroria kanë qenë ekstremisht transparente.

Qendrimi i mbajtur nga SHBA për Llallën është vleresim i tyre mbi të dhënat që kanë.

I thashë ambadadorit amerikan edhe djalit që ka lindur atje hiqini vizën.

Për çështjet e tjera nuk kam dijeni dhe nuk e vlerësoj unë”, deklaroi Meta

Meta kërkoi që SHBA të bëjë publike akuzat ndaj Llallës dhe t’ja vërë në dispoziocion drejtësisë shqiptare, nëse akuzat kanë lidhje me aktivitetin e tij në Shqipëri.

“Nëse SHBA kanë fakte do të ndihmonin për të nisur një proces për këdo dhe duhet t’ia vënë në dispozicion prokurorisë”, deklaroi Meta.