HomeBlog

Ish Ministri i Drejtësisë: Drejtësia penale në krizë, nuk mjafton vetëm rishikimi i arrestit me burg

Ish Ministri i Drejtësisë: Drejtësia penale në krizë, nuk mjafton vetëm rishikimi i arrestit me burg

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se problemi i sistemit penal nuk kufizohet më vetëm te masa e arrestit me burg, por te vetë mënyra si funksionon procesi gjyqësor. Sipas tij, pranueshmëria e lartë e kërkesave të prokurorisë nga gjykatat, veçanërisht nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, tregon mungesë barazie mes palëve dhe cenim të gjykimit të paanshëm.

Manjani flet për një sistem ku liritë kushtetuese mbeten dytësore dhe kërkon reformë të thellë, duke theksuar se korrigjimi i arrestit me burg nuk mjafton për të rikthyer standardet e drejtësisë.

Postimi plotë i Manjanit:

Tashmë trajtimi i arrestit me burg nuk mjafton.
*****
Nuk është vetëm arresti me burg problemi i drejtësisë penale të sotme. Sigurisht ndihem mirë që më në fund sot ka edhe të tjerë e madje edhe zyrtarë që e pranojnë këtë problem, të cilin kam të paktën 10 vite që e them zyrtarisht dhe në publik.

Por sot gropat e minuara në atë që quhet proçes i rregullt janë të shumta. Nga regjistrimi i proçedimit penal me anonimatë, kallëzues politikë e popullorë dhe, deri në vendimin përfundimtar të tij ka shumë pak shance që të mos shkelësh në minë. Në fund të proçesit, edhe sikur larg mendsh të dalësh pa faj, prap del i gjymtuar rëndë.

E gjitha kjo vjen më së shumti për shkak të mungesës së gjykatës së paanëshme. Dmth të gjykatës mbi palët në sallën e gjyqit. Të gjykatës ku prokurori dhe i pandehuri kanë të njëjtat mjete dhe mundësi. Asnjëri të mos jetë më i preferuar se tjetri.

Shikoni, sot pranueshmëria e kërkesave të prokurorisë është afërsisht 80%. GJKKO e ka mbi 90%…. Në perëndimin që na pëlqen ti referohemi, kur kjo shifër e kalon 40%-shin, krijohet shqetësim.

Ky nivel i lartë pranueshmërie i kërkesave të njërës palë, pra prokurorisë, e rrëzon edhe përkufizimim e termit gjykim. Nuk ka gjykim kur gjithmonë njëra palë ka të drejtë.

Kur nuk ka gjykim, gjykata ska asnjë kuptim më.

Pse vjen kjo?

Qartësisht për dy arësye themelore:

1. Shteti komunist dhe mendësia e tij jeton ende në memorien tonë kolektive. Në atë shtet, njiheshin vetëm prokurorët. Gjykatësit megjithse zgjidheshin, nuk i njihte askush, sepse ata vendosnin çfarë thoshte prokurori. Nëse dikush vendos të kthehet në atë kohë, pranueshmëria dhe pëlqyeshmëria publike mbetet e lartë.????

2. Me ligj, me praktikë po e po, prokurorët shantazhojnë gjykatësit, në emër të mbrotjes nga korrupsioni. Ky realitet ligkor e praktik i ka lopësuar gjykatësit të cilët as lodhen fare të dëgjojnë anën tjetër.

Me këto gjykata e në këtë realitet, veçanërisht pas reformës, paraburgosen, gjykohen e dënohen njerëz me supozime e hamendësime.

Nocionet ligjore të provës e provueshmërisë janë në nivelin më të ulët që kemi patur ndonjëherë, krahasuar edhe me vetë sistemin komunist. Ky i fundit, ka patur probleme me cilësinë e provës por jo me ekzistencën e saj në sallën e gjyqit të paktën.

Barazia para ligjit dhe e mjeteve në gjykim janë në disbalancë totale. Disbalancë në favor të “afërmendsh” prokurorisë.

Liritë dhe të drejtat themelore që parashikohen në Kushtetutë janë gjithnjë sekondare në gjykimin penal. Janë pak ata që kanë “privilegjin” të gjykohen liritë e ture në gjykime kushtetuese. Akoma më pak janë ata që kanë “zotësinë” të fitojnë liritë apo të drejtën e dhunuar.

E kështu me radhë, gropa me mina pa fund ka proçesi që prodhon viktima të gjymtuara, të cilat u serviren gazetarëve “të privilegjuar” si burime lajmesh për drejtësinë popullore.

Gjyqi popullor është akti i fundit i presionit ndaj gjykatës, në gjithë zinxhirin e kontrollit të vendimmarrjes së gjykatës.

Kjo e fundit gjykon, jo në pak raste, për të drejtën tënde pa praninë tënde në një sallë gjyqi!!!

Ndaj them se tashmë zgjidhja e problemit të arrestit me burg tashmë nuk mjafton.

Duhet reformë e plotë!
***
Nuk kemi përse presim që këto të na i thotë Këshilli i Europës apo ndonjë Ambasadë. Kur të vijë puna ti thonë edhe ata, është shumë vonë….

Na duhen thjesht sytë në ballë e mend’të në kokë.
Is this legal? Access all TV channels without a subscription!Techno Mag |
Sponsored