HomeAktualitet

Ish-ministrja Nikolla kryqëzon Metën: Presidenti është kthyer në parti të tretë të opozitës

Ish-ministrja Nikolla kryqëzon Metën: Presidenti është kthyer në parti të tretë të opozitës

Deputetja socialiste dhe ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e pyetur për vendimin e presidentit Meta për mos shkarkimin e rektorit Mynyr Koni, Nikolla u shpreh se Meta është kthyer në një parti të tretë të opozitës.

“Pa dashur ta komentoj shumë, Presidenti i Republikës është kthyer në një parti të tretë të opozitës.

Janë shumë ligje që ai po kthen, dekrete të kryeministrit. Jemi të gjithë dëshmitarë.

Është shumë e rëndësishme që aktorët e jetës së Universitetit ta shohin këtë çështje me shuëm seriozitet, për të ndryshuar sjelljen dhe për të zgjidhur një ngërc konfliktual që ka kapur strukturat e këtij Universiteti.”- tha Nikolla.