HomeAktualitetBota

Itali, tërmet me magnitude 4.2 në Rimini

Itali, tërmet me magnitude 4.2 në Rimini

Një tërmet me magnitudë 4.2 ka goditur rreth orës 13.48 brigjet e romagnolas në Rimini.

Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 43 kilometra thellësi në zonën e Santarcangelo të Romagna në Rimini.

Deri tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.

Të shumta edhe komentet në rrjetet sociale, ku përdoruesit e internetit shkruanin që lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Romagna, Ravvennate të Riminit dhe në Marche.