HomeSport

Italia “përqafon” Play Off-in, Zvicra ‘fluturon’ në Katar, Anglia për notën 10, Hungaria mund Poloninë

Italia “përqafon” Play Off-in, Zvicra ‘fluturon’ në Katar, Anglia për notën 10, Hungaria mund Poloninë

Ndodhi ajo që kishte frikë Mançini dhe shumë tifozë italianë. Italia nuk shkon në Kupën e Botës direkt, por duhet të vuajë tashmë përmes fazës Play Off ashtu si Suedia dhe Portugalia.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
-Lexo edhe:
Një penallti “bujare” eviton dramën, Shqipëria ruan vendin e tretë dhe mbyll me rekord kualifikueset e Botërorit 2022 (Video)
Merr fund makthi, mjafton një penallti për të kaluar në avantazh ndaj Andorrës (Video)

Zvicra e cila ishte me mungesa të mëdha, bëri detyrën e saj duke fituar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Bullgarisë, sukses që i dha kryesimin pas gabimit fatal nga Italia.

Okafor, Vargas, Iten dhe Frojler ishin autorët e golave në pjesën e dytë çka i dhanë helvetëve vendin e parë në Grup.

Për Italinë, kampionen e Europës në fuqi një dështim i madh të mos mundë Irlandën e Veriut ,teksa sfida përfundoi në barazim pa gola dhe kështu gjithçka shkon keq duke pritur Play Off-in.

Anglia, krejtësisht e pamotivuar dhe me rezerva, realizoi 10 herë në portën e San Marinos. Djemtë e Garet Sauthgejt, pas goleadës ndaj Shqipërisë, sot kanë treguar se mund të bëjnë edhe me keq. Në takimet e tjera, Skoci-Danimarkë përfundoi 2-0, ndërsa Moldavia u imponua 4-1 nga Austria.

Rezultatet e ndeshjeve:

Shqipëri-Andorra 1-0

Poloni-Hungari 1-2

San Marino-Angli 0-10

Zvicër-Bullgari 4-0

Irlandë e Veriut-Itali 0-0

Austri-Moldavi 4-1

Skoci-Danimarkë 2-0

Izrael-Ishujt Faroe 3-2