HomeAktualitetDebat

I’u shkatërrua shtëpia nga tërmeti! Mësuesi i shkruan Ramës: Nuk jemi as me PS, as me PD por… dimri i dytë që po afron të mos na gjejë pa shtëpi

I’u shkatërrua shtëpia nga tërmeti! Mësuesi i shkruan Ramës: Nuk jemi as me PS, as me PD por… dimri i dytë që po afron të mos na gjejë pa shtëpi

Një mësues në Durrës, të cilit i është shkatërruar shtëpia nga tërmeti, i ka shkruar kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, duke thënë se atë e familjen e tij po e zë dimri i dytë pa banesë.

Mësuesi Agim Muharremi, që jeton në Lalëz, shprehet se shtëpia e tij ka një vit që është dëmtuar nga tërmeti dhe banesa e tij nuk është rindërtuar, andaj po fle jashtë në çadër.

Kërkesa e tij është që të mund të ketë një shtëpi dhe të mos rrijë në çadër, pasi dimri po afron dhe koha ftohet.