HomeAktualitetKryesore

Ja 4 lëvizjet e bëra nga “LSI e Re”! Gati grupi me 7 deputetë “Ishët” do dorëzojnë makinat, zyrat, pasaportat!

Ja 4 lëvizjet e bëra nga “LSI e Re”! Gati grupi me 7 deputetë “Ishët” do dorëzojnë makinat, zyrat, pasaportat!

LSI po bëhet Hi, Kuvendi filloi procedurat, për bllokimin e fondit 271 milionë lekë, që kjo forcë politike ka marrë si parti parlamentare për vitin 2019 dhe pasaportat diplomatike, të cilat do të administrohen nga grupi i ri parlamentar, ndërkohë që deputetët dhe mbështetësit e tyre në zona, do kërkojnë thirrjen e Konventës Kombëtare së LSI, për zgjedhje të parakohshëshme në parti, me më shumë se 1 kandidaturë dhe me votim të fshehtë

Katër kandidatë për deputetë të LSI, të shpallur “tradhtarë” nga Monika Kryemadhi, Ylli Manjani e Petrit Vasili, zunë vendet e 4 ish-deputetëve “patriotë” Haxhinasto, Braimllari, Kërpaçi e Spahiu, duke u betuar si grup deputetësh të kësaj partie, që duket se do përballet edhe me tronditje të tjera..

Burime nga drejtoria e shërbimeve të Kuvendit, kanë bërë me dije për “PAMFLETI”, se pas betimit të katër deputetëve të rinj të LSI, janë marrë 4 vendime zyrtare nga kryeparlamentari Ruçi, dhe janë bërë katër lëvizje politike, nga deputetët e LSI.

Veprimet zyrtare të Kuvendit

Vendimi i parë, ka lidhje me trajtimet ligjore, që gëzon deputeti, për të cilat kryeparlamentari Ruçi, ka urdhëruar të njoftohen 4 ish-deputetët Edmond Haxhinasto, Floida Kërpaçi, Përparim Spahiu e Endrit Braimllari, që brenda 5 ditësh, t’u dorëzojnë makinat zyrtare dhe zyrat në zona, 4 deputetëve të rinj të LSI, Enver Roshi, Aurora Mara, Ylli Shehu e Edmond Rushi.

Dorëzimin brenda 3 ditësh, të pasaportave ndërkombëtare të shërbimit, nga 4 ish-deputetët Haxhinasto, Kërpaçi, Spahiu e Braimllari dhe pajisjen me pasaporta, të katër deputetëve të rinj të LSI.

Bllokimin e fondit 271 milionë lekë, që kjo forcë politike ka marrë si parti parlamentare për vitin 2019, deri në konfigurimin e plotë, të Grupit Parlamentar të LSI.

Njoftimin e 4 ish-deputetëve të LSI, që brenda 24 orësh, të bëjnë dorëzimin e zyrave dhe dokumentacionin zyrtar në kryesinë e Kuvendit, tek katër deputetët e rinj të LSI.
Veprimet e katër deputetëve të rinj të LSI

Vendim për bashkim me deputetin Leftër Koka dhe thirrje ish-deputetit të LSI-Fier, “tradhtarit” Robert Bitri, për të krijuar grupin parlamentar të LSI, në momentin që kandidatja Edjola Braho e Qarkut Gjirokastër, të marrë mandatin e Vangjel Tavos, duke plotësuar numrin 7 të deputetëve, aq sa duhet për krijim grupi.

Kërkesë drejtorisë së burimeve njerëzore, për largimin e dy zyrtarëve partiakë të LSI në kuvend, konkretisht, të Sekretarit të Grupit Parlamentar dhe të Këshilltarit të Grupit Parlamentar.

Nisjen e lëvizjes partiake, në bazën e struktuave të LSI dhe thirrjen drejtuar kryesisë së vjetër të kësaj partie, për zgjedhje të reja në LSI, jo me një kandidatë për kryetar, por me më shumë kadidatura e me votim të fshehtë.

Meqë zyrat qendrore të LSI në Tiranë, janë vilë private e çiftit Metaj-Kryemadhi dhe nuk i pranojnë brenda si “tradhëtarë”, deputetët kanë kërkuar nga Kuvendi, që sipas ligjit për partitë parlamentare, qeveria t’i pajisë me zyra, për të ushtruar aktivitetin partiak.
.

Ja grupi i ri parlamentar “LSI e Re”, me 7 deputetë

Lefter Koka
Enver Roshi
Aurora Mara
Ylli Shehu
Edmond Rrushi
Robert Bitri
Edjola Braho (Ka kërkuar mandatin e Vangjel Tavos, ka sinjale edhe për 10 kërkesa të tjera)./Pamfleti