HomeAktualitetKryesore

Ja çfarë i bëjnë Monikës qytetarët pasi i’u “qau hallin” duke i’u drejtuar popullit me “dorë në zemër”!

Ja çfarë i bëjnë Monikës qytetarët pasi i’u “qau hallin” duke i’u drejtuar popullit me “dorë në zemër”!

Monika Kryemadhi ka uruar sot të gjithë fëmijët me rastin e 1 qershorit.

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi krahas mesazhit urues për fëmijët nuk I ka kursyer as sulmet në drejtim të qeverisë, e cili sipas saj ka burgosur qindra baballarë që kanë protestuar kundër regjimit.

Sipas Kryemadhit 1 qershori duhet të jetë dita e shpresës për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë se Shqipëria do të ngrihet e do të forcohet.

“1 Qershori është dita kur jeta merr kuptimin real, kur gjithësecili nga ne kupton se ia vlen të luftosh deri në fund, për të ardhmen e asaj pjese të shoqërisë që me sinqeritetin më të madh meriton mbështetje, siguri dhe dashuri të pakursyer!

Sot është dita e parë e muajit, nuk e di se si e kanë mbyllur muajin që lamë pas 300,000 mijë familje shqiptare të cilat jetojnë me vetëm 5 dollarë në ditë. A e kanë pasur të mundur ti blejnë një dhuratë sa do të vogël fëmijëve për ti sjellë një shkëlqim lumturie në sytë e tyre?”

Por pas këtij urimi, qytetarët nuk janë përmbajtur, duke e sulmuar ashpër Kryemadhin duke i kujtuar se ajo po “lufton” për fëmijët shqiptarë ndërsa të sajët i ka dërguar jashtë shtetit. Jo vetëm kaq, por ata ironizojnë edhe vënien e dorës në zemër dhe shprehen se e dinin se e zemrën ajo e ka mbrapa.

Kujtojmë se nesër opozita ka paralajmëruar një protestë madhështore.