HomeBlog

Ja çfarë i bën prokurorit Hajdarmatajt deputeti: Nuk ka burg pa prova për Tahirin! Meta, Basha dhe Berisha të lirë me krime të faktuara. Pikë!

Ja çfarë i bën prokurorit Hajdarmatajt deputeti: Nuk ka burg pa prova për Tahirin! Meta, Basha dhe Berisha të lirë me krime të faktuara. Pikë!

Deputeti socialist Erion Braçe ka sfiduar kreun e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajm indirekt nëpërmjet një mesazhi postuar në rrjetet sociale.

Sipas Braçes, për Saimir Tahirin nuk ka asnjë provë ka vetëm tituj portalësh e gazetash
“Nuk do ketë burg për Saimir Tahirin pa prova pa u arrestuar Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha me prova dhe fakte të pakontestueshme. Pikë!”, shkruan Braçe.

Postimi i plotë:

Për Saimir Tahirin nuk ka asnjë provë ka vetëm tituj portalësh e gazetash!
Provë ka për Ilir Metën me zë e figurë që bridhte nëpër ministri me bllok në dorë!
Provë ka për Lulzim Bashën që i hengri rrugës së kombit 230 milion euro dhe ngelen 7 urat pa bër!

Prova ka për Sali Ramë Berishën me zë e figurë për pushkatimin e 4 dëshmorëve në bulevard!
Nuk do ketë burg për Saimir Tahirin pa prova pa u arrestuar Sali Berisha , Ilir Meta dhe Lulzim Basha me PROVA dhe FAKTE të pakontestueshme! Pikë!