Skandali i qëllimit për të manipuluar dhe hedhur hi syve gjykatave, parlamentit, qytetarëve, madje edhe ushtarëve që i besojnë dhe noterëve që bashkëpunojnë duke e kthyer hetimi në 16 mijë faqe,broçkulla si një roman policeske, që nuk thonë asgjë konkrete, por janë llogje mes drejtuesit dhe vartësit, del në dritë pa u lodhur shumë, se çfarë hetimi kanë bërë spakistat e lodhur.
Mjafton të lexoni këtë përgjim telefoni, të përdorur në dosje si një nga 16000 faqet që quhen prova të akuzës. Nëse nuk qeshni dot, të paktën mos villni me këto pislliqe, që sharlatanët “avokat të tendërhumbësave” duan të vërtetojnë fajsëinë e zv.kryeministres
Ja një fletë përgjim:
Belinda Balluku: I mbuluar nga xhepi vet media… Ty një të kam lënë! Ngele duke e bere çorap”.
Në orën 18:02, Evis Berberi: “Kuptova”.
Në orën 18:05, Belinda Balluku: “Ke nje supervizion mirembajtje”.
Në orën 18:05-18:06, Evis Berberi: “Po Më thuaj”.
Në orën 18:07, shtetasja Belinda Balluku ka dërguar një fotografi, si ajo nga sistemi elektronik i prokurimeve, në të cilën janë listuar procedurat e prokurimit të publikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar:
Në datën 17.03.2022, konkretisht:
Loti 4: Kontrata D “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Jugor”;
Loti 3: Kontrata C “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendor dhe Juglindor”;
Loti 2: Kontrata B “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendor dhe Verilindor”;
Loti 1: Kontrata A “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit verior”;
“Supervizion per Mirembajtjen me performance të segmenteve rrugore të shtuara me VKM nr. 600, date 13.10.2021”.
Pasi dërgon këtë fotografi,
Në orën 18:08-18:09, shtetasja Belinda Balluku: “Per kte flet ky se ka rene dakord me Ramen! Dyta pse ia ke bere për 3 vite? Se është çmenduri! Merru me kto se do me çmendesh Sqaroji atij kurve qe nuk do hapen procese te reja se nuk lejojne financať”.
Në orën 18:09, Evis Berberi: “Ok”.
Në orën 18:09, Belinda Balluku: “Ca jane kto supervizione qe paske hap ti???”. |
Në orën 18:10, Evis Berberi: “Po pra për tre vite! Janë të mirëmbajtjes “.
Në orën 18:10, Belinda Balluku: “Kane mirembajtjet supervizion? Se I ke hapur ti? E po nje do ta marr ky super k… ia ka premtuar R”.
Në orën 18:11, Evis Berberi: “Po BB i kishte një të madhe unë i ndava që të akomodonim sa më shumë.
Në orën 18:11, Belinda Balluku: “Sme pëlqen fare qe une nuk di cfare ben ti”.
Në orën 18:11, Evis Berberi: “Po kë të dojë”.
Në orën 18:18, Belinda Balluku: “Jo ke te doje jo”.
Në orën 18:18, Evis Berberi: “Të vi në MIE”.
A mund të thotë ndokush se çfarë i duhen gjykatës apo parlamentit këto biseda telefonike që nuk vërtetojnë asgjë dhe nuk thonë asgjë, aq më tepër që janë përgjime antiligjore të përdorura nga SPAK pa vendim gjykate, sepse janë nxjerr sot nga inkriptimi i telefonit të Berberit, sepse ligji e ndalon nuk mund të përgjohen bisedat e një deputet dhe për më tepër bisedat telefonike nuk quhen prova/ Ekskluzive.al

