HomeAktualitetDebat

Ja cilët Gjyqtarë Kushtetues votuan pro ankimimit të Ramës dhe cilët pro pezullimit të Ballukut nga detyra

Ja cilët Gjyqtarë Kushtetues votuan pro ankimimit të Ramës dhe cilët pro pezullimit të Ballukut nga detyra

Ilir Toska, Marsida Xhaferllari, Asim Vokshi dhe Sandër Beci ishin katër anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që votuan pro pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke rikthyer në fuqi masën e sigurimit personal të caktuar nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

Katërshja tjetër e trupës gjykuese të Kushtetueses, Fiona Papajorgji, Marjana Seminit, Gent Ibrahimi dhe Sonila Bejtja, votuan në favor të ankimimit të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendonte se pezullimi i një anëtari të qeverisë është kompetencë ekskluzive e kreut të Këshillit të Ministrave.