HomeAktualitetKronike

“Ja dola të mposht këtë sëmundje të mallkuar”! Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

“Ja dola të mposht këtë sëmundje të mallkuar”! Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së tij. Ai ka mundur që të mposhtë sëmundjen e tmerrshme e cila e stërmundoi me muaj të tërë.

Në një video të publikuar nga vetë Visha, ai shihet duke kryer ushtrime fizike për forcimin e muskujve dhe rikuperimin e plotë.

Krah videos, avokati shkruan: “Ja dola të mposht këtë sëmundje të mallkuar”.

Më herët persona të afërt me të kishin treguar për periudhën e vështirë që ai përjetoi. 

Për më shumë se një muaj, avokati qëndroi në koma dhe i intubuar.