HomeDiaspora

Ja kush janë personat që u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë në Dibër të Madhe!

Janë vrarë gjatë natës në rrethana ende misterioze tre anëtarët e një familjeje në Dibër të Madhe. Ngjarja ka ndodhur në Dibër të Madhe, ndërsa familja kishte ardhur nga Italia për pushime.Tre anetaret e familjes, babai, nëna dhe vajza janë gjetur të vrarë në oborrin e banesës.Familja banonte në qendër të qytetit.

Alsat M bën me dije se persona të pa identifikuar deri me tani kanë lënë të vrarë Amid Pocestën i lindur në vitin 1963, bashkëshorten e tij Nazmije Pocesta e lindur në vitin 1965 dhe vajzën e tyre Anila Pocesta e lindur në vitin 2004.

Motivet deri më tani ende nuk dihen, nderkohe që policia është duke hetuar për ngjarjen.