HomeAktualitet

Ja nga e nisi detyrën e re zv.kryeministri, Erjon Braçe!

Ja nga e nisi detyrën e re zv.kryeministri, Erjon Braçe!

Erjon Braçe është zgjedhur këtë të premte zv.kryeministër.

Sapo ka mbaruar mbledhja e Asamblesë së PS-së, ai ka shkuar në familjen Sulko në Krutje.

Kjo, pasi gjatë fushatës elektorale, gjyshja e kësaj shtëpie e kishte pyetur nëse do t’i vizitonte sërish, nëse do të bëhej ministër.

Dhe përgjigjen, Braçe e ka dhënë sot, ku vizitën e parë si zv.kryeministër e ka bërë pikërisht në këtë familje.