HomeAktualitetSport

Ja si pritet të rreshtohet kombëtarja sot përballë Skocisë!

Ja si pritet të rreshtohet kombëtarja sot përballë Skocisë!

Kristian Panuçi ka konfirmuar thuajse të njëjtët lojtarë që ka përdorur edhe në sfidën e fundit për Ligën e Kombeve në Izrael, me përjashtim të dy të pezulluarve për kartonë, Elseid Hysajt dhe Migjen Bashës.

Stërvitja e fundit e kuqezinjve në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës konfirmoi idetë e Panuçit për një Shqipëri sulmuese me skemën 4-2-3-1, ku shpejtësia e Uzunit dhe Grezdës nga krahët mund të jetë determinante.

for