HomeAktualitet

“Jam skandalizuar”, Nano reagon për protestën e dhunshme në PD: 8 janari, fundi real i Sali Berishës!

“Jam skandalizuar”, Nano reagon për protestën e dhunshme në PD: 8 janari, fundi real i Sali Berishës!

Analisti Mustafa Nano e cilëson protestën e djeshme si fundi real i Sali Berishës. Nano tha se mbështetja e Berishës do të vijë duke u tkurrur.

“Nuk e kam pritur. Mendoja që në sekondën e fundit, organizatorët dhe Sali Berisha do të arrinte në përfundimin se ushtrimi i dhunës nuk do të ishte në favorin e tij. Unë kam përshtypjen që kjo datë duhet regjistruar si data e fundit praktik të Sali Berishës. Kam përshtypjen që në protesta të tjera ai do të jetë gjithmonë e më i vetmuar. Ai ekspozoi fytyrën e tij.”, tha ai.

Nano tha se as Basha nuk është figura e përshtatshme për të drejtuar opozitën.

“Është vjetërsirë e paimagjinueshme, edhe pse është djalë i ri. Jam i skandalizuar nga blindimi i dyerve. Ka qenë një shou i shëmtuar.”, u shpreh ai.