HomeAktualitet

Janë kthyer në makth për shofertët dhe burim aksidentesh, merren masa drastike për përdoruesit e monopatinave

Janë kthyer në makth për shofertët dhe burim aksidentesh, merren masa drastike për përdoruesit e monopatinave

Ashtu si biçikleta edhe monopatina elektrike, është mjet transporti i cili nuk ka moshë kufizimi për tu ngarë.

Përdorimi i patinave elektrike është bëre trend i viteve të fundit por shpesh ato janë burim aksidentesh pasi nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Mjafton të bësh një vëzhgim në rrugët e vendit për të kuptuar sa të shumta janë në numër monopatinat elektrike.

“Çfarë janë këto llogari offshore?” Deputetja nuk i kursehet Kryemadhit dhe i bën kërkesën e papritur SPAK-ut

Ashtu si biçikletat nuk ka një moshë të përcaktuar për personat që përdorin patinat elektrike, por kodi rrugor ka të sanksionuar rregullat e qarkullimit për to.

Patinat elektrike quhen mjete rrugore dhe në nenin 180 të kodit rrugorë përcaktohet që ato duhet të lëvizin në korsitë e dedikuar për biçikletat, e në rastet kur ato mungojnë, qytetarët që përdorin këto mjete duhet të lëvizin në krahun e djathtë të karrexhatës.