HomeAktualitetKryesore

Janë në garë për ‘FBI-në’ shqiptare, fillon vettingu për 39 kandidatët për oficerë të BKH

Janë në garë për ‘FBI-në’ shqiptare, fillon vettingu për 39 kandidatët për oficerë të BKH

Testi i poligrafit, (makina e së vërtetës) ka përfunduar për 39 kandidatët për agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe nga sot ndaj tyre do të nisë procesi i Vettingut.

Të mbeturit në testin e poligrafit do të njoftohen individualisht nga SPAK e BKH-ja.

Komisioni i Vlerësimit bën me dije se ky proces i verifikimit të kandidatëve do të përfundojë deri në fillim të muajit shkurt.

Për ata që poligraf i ka nxjerre me probleme, do të skualifikohen. Përgjatë 2021 gara për BKH do të rihapet për të plotësuar 21 vakanca, për të plotësuar strukturën e BKH-së me 60 agjentë.