HomeHistori

“Janina e Aliut”, Një dokumentar që zbardh shtrirjen e Ali Pashës në territorin e Greqisë (Video)

“Janina e Aliut”, Një dokumentar që zbardh shtrirjen e Ali Pashës në territorin e Greqisë (Video)

Ali Pashë Tepelena e sundoi Janinën për 32 vjet, në kulmin e lulëzimit të saj, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme arkitekturore.

Sot monumente kulture, kalaja ku ai jetoi dhe shtëpia në ishullin ku u ekzekutua nga trupat e Perandorisë Osmane, vizitohen çdo ditë nga mijëra turistë. MCN ka udhëtuar në Janinë, për të sjellë nga afër një copëz të historisë dhe trashëgimisë ndërtimore të sundimtarit shqiptar.