HomeHumor

Jari kritikon gabimet në rrahjen e ish- badigardit të Doktorit

Jari kritikon gabimet në rrahjen e ish- badigardit të Doktorit

Në protestën e djeshme të opozitës ndodhën disa incidente, ku më i rëndi ishte rrahja e ish- badigardit të Doktorit dhe djalit të tij, me shufra hekuri.

Kjo ka ngjallur shumë çoroditje në kampin demokrat, pasi mendojnë se ja ka bërë Luli, nga inati i Doktorit.

Por Jari vendosi të sqarojë të vërtetën:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Ajo që ndodhi në protestë është një rast i përsëritur, dhe një gabim i përsëritur rrezikon të kthehet në krim.

Është e katërta herë që protestuesit rrahin protestuesit, pasi nuk merren vesh me njëri- tjetrin.

E vërteta është se Luli nuk ka gisht në rrahjen e ish- badigardit të Doktorit.

Por nga ana tjetër, forcat e sigurisë së PD, drejtuar nga Muli dhe Sahiti, janë të pakualifkuara dhe të patrajnuara mirë.

E vërteta është se ende pa ndodhur ngjarja, Doktori u tha njerëzve rrotull tij se, “më duket se policia ka rrahur për vdekje ish- badigardin tim”.

Kjo është një gjuhë e koduar që përdoret me njerëzit e afërt të tij, që do të thotë se ish-badigardi i tij duhet të shfaqet i rrahur nga policia.

Pas kësaj, grupi i Mulit është vënë në kërkim të ish-badigardit të Doktorit dhe e ka pikasur mes turmës me djalin e vet.

U ka dhënë shenjë demokratëve të zjarrtë që këpusin zinxhirrë.

Ata pasi kanë marrë shenjën, i kanë hyrë me leva hekuri dhe grushte ish- badigardit dhe djalit të tij.

Falë fizikut të tyre, ata kanë rezistuar dhe nuk ka ndodhur vdekja e askujt.

Pastaj ata raportuan tek Doktori se ishte e vërtetë që atë ish- badigardin e tij, e kanë rrahur ata të policisë.

-E kanë rrahur, apo e kanë vrarë, pyeti Doktori? Se mua më thonë që e kanë vrarë…

-Ja të nisemi ta verifikojmë, tha Muli, dhe u nis përsëri për ta gjetur.

Por për fat të keq të Mulit, kishte ardhur ambulanca dhe e kishte marrë ish-badigardin.

Kështu Muli nuk pati dot fatin t’ia çonte të vrarë Doktorit, që të besohej parandjenja e tij.

Ky është një ç’organizim i tepëruar, që nuk duhet të ndodhë më.

Askush nuk mund të përgënjeshtrojë vizionin e Doktorit për luftë.

Nëse atij i është shfaqur vizioni që dikush ka vdekur, ai duhet të ketë vdekur vërtetë.

Ajo që ndodhi mbrëmë nuk duhet të përsëritet më.

I juaji, Jari!”