HomeAktualitet

Jashtë politikës: Balla ndjek ndeshjen me Abazoviç dhe yllin e futbollit italian Toti në ‘Air Albania’

Jashtë politikës: Balla ndjek ndeshjen me Abazoviç dhe yllin e futbollit italian Toti në ‘Air Albania’

Mes shumë politikanëve që po shijojnë nga afër finalen e Konferencë Ligës janë dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Mësohet se në stadium ata shoqërohen edhe nga futbollisti i madh italian Francesko Toti, kroati Davor Suker si dhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Kujtojmë se sot në “Air Albania” është dhe presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama. Ndërkohë që të ftuar vip janë rreth 500 persona.