Një deklaratë e ish-presidentit të SHBA-së, Barack Obama, ka shkaktuar reagime të shumta pas një podcast-i të fundit. Kur u pyet nga komentatori politik Brian Tyler Cohen nëse jashtëtokësorët janë të vërtetë, Obama u përgjigj me një buzëqeshje: “Janë të vërtetë, por nuk i kam parë.”
Ai shtoi me humor se nuk ka ndonjë bazë sekrete nëntokësore ku ata mbahen të fshehur, duke thënë:
“Nuk i fshehim në Area 51. Nuk ka ndonjë bazë nëntokësore, përveç nëse ekziston ndonjë komplot gjigant dhe po e fshehin edhe nga vetë presidenti i SHBA-së.”
Obama tregoi gjithashtu se pyetja e parë që bëri sapo mori detyrën në Shtëpinë e Bardhë ishte: “Ku janë jashtëtokësorët?”
Deklarata e tij u pasua nga një valë artikujsh ndërkombëtarë me tituj sensacionalë dhe shumë bijë në rrjete sociale.
Pas bujës së krijuar, ish-presidenti reagoi në Instagram, duke sqaruar:
“Statistikisht, universi është aq i madh sa gjasat që të ketë jetë diku tjetër janë të konsiderueshme. Por distancat mes sistemeve diellore janë aq të mëdha sa gjasat që jashtëtokësorët të na kenë vizituar janë të vogla. Gjatë presidencës sime nuk pashë asnjë provë që ata kanë rënë në kontakt me ne. Vërtet!”
Deklarata e Obamës ngjalli edhe sërish teoritë e konspiracionit rreth Area 51, një bazë sekrete e Forcave Ajrore amerikane, e lidhur prej dekadash me UFO-t. Sidoqoftë, dokumente të publikuara më 2013 zbuluan se zona përdoret për teste sekrete ajrore, përfshirë avionët U-2 dhe Oxcart, që shpesh kanë nxitur raportime për objekte fluturuese të paidentifikuara.
Barack Obama on aliens: “They’re real”
“But I haven’t seen them. They’re not being kept at Area 51. There’s no underground facility — unless there’s this enormous conspiracy and they hid it from the President of the United States.” pic.twitter.com/c6t0DYxewU
— UAP James (@UAPJames) February 14, 2026
Burimi: Sky News

