HomeAktualitetDebat

“Je i përshtatshëm për qelitë e Shqipërisë dhe SHBA-së”! Saliu paralajmëroi me burg pas largimit të Ramës, reagon për herë të parë Lulzim Basha

“Je i përshtatshëm për qelitë e Shqipërisë dhe SHBA-së”! Saliu paralajmëroi me burg pas largimit të Ramës, reagon për herë të parë Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave që ish-kryeministri Sali Berisha bëri ndaj tij këtë të Premte, nga “Foltorja” e Kurbinit.

Basha shprehet se Berisha po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan:

“Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale. PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës”.