HomeAktualitetKryesore

“Je shumë i zgjuar për të bërë pyetjet naive”! Degjeneron debati mes Baton Haxhiut me Andin e Bllokut

“Je shumë i zgjuar për të bërë pyetjet naive”! Degjeneron debati mes Baton Haxhiut me Andin e Bllokut

Është shoqëruar me debate të forta diskutimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta në studion e emisionit “Open”, në Top Channel.

Analisti Andi Bushati u shpreh se nuk ka asnjë frazë nga Komisioni i Venecias që të thotë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën.

Por para se të dalin në analizën se e ka shkelur Kushtetuën apo jo Presidenti duhet të shtrojmë pyetjet se pse iu drejtuam ne Komisionit të Venecias.

Rama tha se këtë punë se bëjmë dot vetëm dhe do i drejtohemi Komisionit të Venecias. Po për çfarë iu drejtuam?

Menjherë ka ndërhyrë Baton Haxhiu i cili iu drejtua Bushatit “je shumë i zgjuar për të bërë pyetje naive”, ndërsa shtoi se kjo është shkelja më e rëndë e bërë nga një President në historinë e vendit.