HomeBlog

“Jepi Like! O fol e mba o…”! Juristi Romeo Kara del me reagimin e fortë dhe sfidon publikisht Presidentin Meta: A do ia pres duart Monikës si kryetare e atyre pazarxhinjve?!

“Jepi Like! O fol e mba o…”! Juristi Romeo Kara del me reagimin e fortë dhe sfidon publikisht Presidentin Meta: A do ia pres duart Monikës si kryetare e atyre pazarxhinjve?!

Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë pas procedimit penal të drejtuesit të LSI-së në Pukë dhe arrestimit të sekserit të tij, pasi akuzohen se iu kanë premtuar para qytetarëve në këmbim të votës.

Romeo Kara i kujton Presidentit Meta që të mbajë fjalën e tij dhe ‘t’u presë duart atyre që prekin dhe vjedhin votat’.

“Tani do shohim a eshte betuar për të thate apo për të njome Likja, se do t’u prese duart atyre qe prekin dhe vjedhin votat.

Dy pazarxhinj votash nga LSI tashme jane sfida e vertete e Likes.

A do ju a prese duart Likja atyre?

Po Monikës si kryetare te atyre pazarxhinjve?

Jepi Like!

O fol e mba o …. e di vetë ti.”, shkruan Romeo Kara.