HomeAktualitet

Jeta e Xhisielës mes Benz-ave të luksit, trëndafilave para se të bëhej “e famshme”… (Foto)

Jeta e Xhisielës mes Benz-ave të luksit, trëndafilave para se të bëhej “e famshme”… (Foto)

Xhisiela Maloku është e reja nga Fushë Kruja, e cila bëri lëmsh gjithë mediat me dëshmitë e saj tërësisht kontradiktore, të çuditshme e deri diku, edhe të pabesueshme.

Teksa ngulmon se gjithçka është një sajesë e bërë nga ana e saj, për shkak të xhelozisë që ndiente ndaj djalit të deputetit Rrahman Rraja, e reja nuk ka ngurruar të hapë një faqe në Instagram, ku thotë se është faqja e saj zyrtare.

Në atë profil në rrjetet sociale, e reja publikon foto të ndryshme nga jeta e saj si dhe video përpara se të bëhej kaq e njohur në media. Ajo ka postuar pamje duke udhëtuar me automjete luksoze tip BMW apo edhe Mercedes Benz.

Në një tjetër foto në Instastory, e reja sqaron se nuk është dhunuar dhe as përdhunuar. Më poshtë gjeni disa prej publikimeve të Xhisielës në Instagramin me rreth 700 ndjekës.