HomeAktualitetDebat

“Jo më kot krimineli i Presidencës e quan ‘Doktori i Madh’”, shpërthen juristi Romeo Kara dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Rrënjët e Berishës janë shumë më të thella!

“Jo më kot krimineli i Presidencës e quan ‘Doktori i Madh’”, shpërthen juristi Romeo Kara dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Rrënjët e Berishës janë shumë më të thella!

Ish drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj teksa ishte duke komentuar ekzekutimin në Elbasan, u shpreh se Arbër Papleka, megjithëse vrau një person shpëtoi shumë të tjerë. Nisur nga kjo deklaratë e Hadarmatajt ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romeo Kara shkruan se rrënjët e Berishës janë shumë më të thella dhe pikërisht ky ish-drejtor policie është thelbi i klanit të Berishës.

“Rrenjet e Berishes jane shume të thella dhe shume sfiduese për ligjin.

Ky ish drejtor policie eshte thelbi i klanit Berisha, fytyra e vertete e Berishes.

Jo me kot krimineli i presidences e quan “Doktori i madh”.

Të tjera xhevaire do të mesojme për “Doktorin e Madh”, të denje për t’a krahasuar me “Engjellin e vdekjes”, doktorin e SS-ve të Aushvicit, Josef Mengele.”, shkruan Romeo Kara.