HomeAktualitet

Jo vetëm një aktor i talentuar, Ndriçim Xhepa shembull në administrimin e pallatit të tij (Foto)

Jo vetëm një aktor i talentuar, Ndriçim Xhepa shembull në administrimin e pallatit të tij (Foto)

Një rast shembullor vjen nga aktori i madh i skenës shqiptare, Ndriçim Xhepa. Aktori ka zgjedhur të jetë administrator në pallatin e tij. Aktori i njohur nuk e ka nisur këtë punë për të fituar para, por për t’i shërbyer vullnetarisht komunitetit për hir të të mirës së përbashkët.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, që administron pallatet, Erind Bejko. Ky ka postuar disa foto në ‘Facebook’ me Ndriçim Xhepën, ndërsa shkruan se “kush është i aftë për një punë, mund të bëjë edhe punë të tjera“.

Kush është i aftë për një punë, mund të bëjë edhe punë të tjera. Kush është i aftë për një punë, mund të bëjë edhe punë të tjera. Ndriçim Xhepa, talent në administrimin e pallatit ashtu siç është talent në aktrim.

Ashensori
Tarraca
Pastrimi
Ndriçimi

Erind Bejko, drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës

Ndërsa në një reagim për Report Tv, aktori i madh i skenës shqiptare shprehet se u detyrua nga halli të administrojë pallatin, pasi në të njëjtën ndërtesë banon edhe nëna e tij, Margarita Xhepa, për të cilën i duhet të kudeset edhe vetë.