HomeBota

Joe Biden bën gafën e radhës, ja me kë e ngatërron Macron

Joe Biden bën gafën e radhës, ja me kë e ngatërron Macron

Presidenti amerikan, Joe Biden gjatë një fjalimi bëri një tjetër lapsus, duke ngatërruar presidentin francez, Emmanuel Macron, me François Mitterrand, ish-President i Francës që vdiq më 8 janar në vitin 1996.

Po ashtu, ai ngatërroi edhe Francën me Gjermaninë kur tha se Miterrand nga Gjermania i kishte thënë: “Amerika u kthye!”

Shtëpia e Bardhë më vonë publikoi tekstin e fjalimit në të cilin emri i Miterrand u ndryshua në Macron.

Biden është presidenti më i vjetër aktual i SHBA.