HomeAktualitet

“Jorida si fiket kjo?!”, Berisha kameraman bëhet gazi botës(Foto)

“Jorida si fiket kjo?!”, Berisha kameraman bëhet gazi botës(Foto)

‘Sali po qënke çmend fare’-ka qënë kjo batuta spontane që SaimirTahiri ka lëshuar në drejtim të Berishës kur ky i fundit e filmoi dhe e transmetoi ‘live-stream’ debatin me të.

Berisha, pas pensionit politik duket se po e shijon në maksimum ‘magjinë’ qe të falin rrjetet sociale.

Kohët e fundit ai i ekzaltuar shtyp opsionin ‘Go Live’ (transmetim i drejtperdrejte) dhe fillon mban ligjërata bonbastike përmes video-selfieve.

Herë filmon vetë, herë ‘punëson’ ndonjë deputet si Strazimiri që të ofroje pamje regjisoriale në kënde të ndryshme, shkruan Tema. Deputeti dixhital duket se po e shijon pamasë ketë pjesë adhtu siç po i shijon i madh e i vogel, brenda dhe jashte shqipërisë lajthitjet e tij të një-pasnjëshme.

Rrjetet sociale e kanë shënjestruar për të disatën herë Berishën, madje kësaj rradhe ai ka arrotur kulmin e audiencës në facebook, jo vetëm falë gjendjes dramatike psikike, por edhe falë këmbëve të Joridës, të cilat po i filmonte pa i dhënë ‘off’ live-t.

“JORIDA SI FIKET KJO”?- është shprehja trend e doktorit i cili ka një dashuri-urrejtje pas videove, ku herë i fshin e here i transmeton pa filtra.

Më poshtë ju sjellim disa nga punimet pikante që kanë pushtuar rrjetin, me Berishen kameraman.