HomeAktualitetKryesore

Ju flet Berisha!

Ju flet Berisha!

Njoftimi i AMA, se 75% të kohës politike ne ekranet e mediave audiovizive e ka ezauruar Berisha dhe PD dhe vetëm 23% partia në pushtet, është një lajm sa i çuditshëm, por edhe diskretitues për opozitën me gënjeshtrat e saj, sepse nuk rezulton askund, që Berisha apo PD të jenë të izoluara apo të censuruara, por përkundrazi, në epërsi të madhe, përballë Edi Ramës dhe PS, janë të lajkatuar dhe ledhatuar.

Pavarësisht se këta të fundit janë në qeveri, në rast se merren për bazë vetëm të dhënat e AMA, duket sikur në Shqipëri, qeverisë Sali Berisha.

Për muaj me radhë, që nga koha e Rithemelimit, Sali Berisha përveçse një kalorës që nuk zbret nga kali si një Don Kishot politik, tashmë është kthyer si një aset i paarritshëm mediatik.

Kjo gjë i ka neveritur shqiptarët dhe larguar nga ekranet e mediave audiovizive shqiptare e që gradualisht ka për t’i shtyrë drejt falimentit.

Televizione Kombëtare si News24 e Irfan Hysenbelliut, që zë vendin e parë për promovimin e gjithfarë idioti të PD-së dhe gjithfarë broçkulle të Berishës deri te gromsitjet e tij, i ndjekur nga Klani i Frangajt si një nga përfituesit më të mëdhenj dhe promovuesit gati gjithë publikimeve me karakter që nga qesharaku e deri te seriozi nga Sali Berisha, e me radhë Top Chanel, Vizion Plus e deri te TVSH-ja e gjithë shqiptarëve, që vë në pikpyetje ekzistencën e këtij televizioni, të paguar nga taksat e qytetarëve dhe përdor valët televizive kombëtare për t’i fyer shqiptarët, duke i’u a konvertuar paratë e taksës së tyre televizive, me figura groteske dhe kriminale, si Sali Berisha.

Natyrisht, që politika e tyre redaksionale, ka një qëllim të vetëm: Të përbaltosin Edi Ramën dhe qeverisjen e tij, duke përdorur si kryelajmëtar njeriun që mban thesin më të madh të gurëve dhe mutit në kurriz, për t’i hedhur kudo në çdo studio, sapo shikon një mikrofon apo kamer përpara.

Ky, ndoshta është një mjet mbijetese i këtyre mediave, në kohë pandemie mediatike të mbushur me pacientë të sëmurë patologjik me virusin Rama dhe nuk besojmë të jetë profilaksia dhe diagnoza më e mirë për shërim, por ilaçi që ofron vdekje të ngadaltë me më pak dhimbje dhe më i mirë për të shpëtuar çfarë mund të shpëtohet, duke ëndërruar se nëse një ditë kthehet doktor Saliu, lulëzimi do kthehet edhe në oborrin e tyre (jo Lul Basha) pas mbylljes së xhepit të “doravitësve” nga “sarrafi” Rama.

Por, sa gjasa ka të ndodh kjo… e sigurtë është, se nuk do ndodhi kurrë?! E vetmja gjë, që mund të ndodh, është që televizionet e tyre që janë kthyer në kazan dizinformimi publik me ndotje mediatike, të kthehen si RTSH e hershme e diktaturës…! Çdo emision madje edhe BIG Brother do hapet me njoftimin.. Ju flet Berisha! /Ekskluzive.al