HomeAktualitet

“Ju i dorëzuat Ramës, kufomën e Berishës”! Plas keq sherri mes djalit të bllokut dhe Grida Dumës: Ne kemi Ambasadën Amerikane me vete!

“Ju i dorëzuat Ramës, kufomën e Berishës”! Plas keq sherri mes djalit të bllokut dhe Grida Dumës: Ne kemi Ambasadën Amerikane me vete!

Mbrëmjen e djeshme deputetja demokrate Grida Duma u përplas me djalin e bllokut Andi Bushati teksa po diskutonin për marrëdhënien e PD-së me Ambasadën Amerikane dhe përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Bushati u shpreh se PD nuk ka pasur marrëdhënie të mirë me ambasadën e SHBA, ndërsa shtoi se këto dy forca u bënë bashkë vetëm për t’i ngulur thikën ish-kryeministrit Sali Berisha, për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.

Debati i plotë:

Duma: Nuk kemi me Amerikën marrëdhënie patronazhiste.

Bushati: Ju i dhuruat deputetin tuaj kundërshtarit, Ja hodhët kufomën e Saliut Edi Ramës nën këmbë.

Duma: Nëse do ishte kështu nuk do ishte pezullim.

Bushati: Për të ruajtur karriget tuaja i dorëzuat Berishën Edi Ramës. Mirë e bëtë se sic e the ti unë nuk kam ndonjë afeksion për Sali Berishën.

Duma: Ne kemi ambasadën amerikane me vete.

Bushati: Ambasada e SHBA është tallur me PD dhe po e trajton si të gjithë partitë e kapura në këtë vend. Poshtë servilët e ambasadave.

Duma: Nuk jemi servilë të ambasadave. Jemi në raport me partnerin më të madh të ambasadave.

Bushati: PD me Amerikën ka qenë vetëm një herë, për të përjashtuar dhe për t’i ngulur thikën Berishën. Amerika i ka rënë me cangë në kokë PD-së.