HomeAktualitet

Ju tregoj çfarë do të ndodhë me 4646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës! Rama tregon vendimin e fundit të Qeverisë dhe publikon LIVE kontratën

Ju tregoj çfarë do të ndodhë me 4646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës! Rama tregon vendimin e fundit të Qeverisë dhe publikon LIVE kontratën

Kryeministri, Edi Rama deklaroi se 4646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës, i kalojnë shtetit me kontratë noteriale.

“Ja ku është edhe akti i parë i dorëzimit! 4646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës, i kalojnë shtetit me kontratë noteriale. E ky është vetëm akti i parë i marrjes për interes publik të pasurive në metra katrorë të paligjshme, që do të pasohet nga të tjerët deri në metrin e fundit katror.

Prandaj, kush merret me mua e me ne duke na treguar si ata që fshihen pas kullave e pas pallateve, le ta shohë mirë të vërtetën ose le të vazhdojë të lehë, por unë i siguroj të gjithë ata që duan një Shqipëri të drejtë e që duan një Shqipëri ku ligji të jetë njësoj për të gjithë e të mos ketë të fortë para ligjit, se nuk do t’i tradhtoj kurrë’, theksoi Rama.

Kliko linkun për të parë videon:

https://fb.watch/fRkDk7aiVw/