HomeAktualitetDebat

Juristi Romeo Kara: Akuza ndaj prokurorit Altin Dumani është e porositur! Asnjë lidhje me vrasësin Nuredin Dumani përveçse… janë nga Dibra

Juristi Romeo Kara: Akuza ndaj prokurorit Altin Dumani është e porositur! Asnjë lidhje me vrasësin Nuredin Dumani përveçse… janë nga Dibra

Qe killeri Dumani, mund te kete lidhje me biznesmene, deputete e ministra, kete e besoj, por lidhje me prokurorin Dumani dhe qe merrte garanci prej tij per cdo vrasje, kete unë veshtire t’a besoj.

E kaluara e prokurorit Dumani, flet per te kunderten e kesaj akuze dhe ai dhe kushdo prokuror tjeter e ka te pamundur te jape garancite e duhura lidhur me vepren penale te vrasjes, ashtu siç edhe aludohet.

Duke pare qe killeri Dumani u zberthye, eshte e pritshme qe, besueshmeria e tij do te goditej nepermjet aludimeve te tilla.

Njekohesisht po tentohet te goditet prokurori pergjegjes per krimin e organizuar ne SPAK, Altin Dumani, ai i cili ka firmosur pothuaj te gjitha urdher-arrestet dhe po ndjek nga afer hetimet.

Jo rastesisht eshte permendur vetem emri i tij dhe jo i ndonje politikani, deputeti apo ministri sic edhe pretendohet.

Tek Altin Dumani iu ka ngelur sharra ne gozhde, tek ai e kane merakun.

Akuza ndaj tij eshte e kalibruar, per te mos thene e porositur, dhe goja qe e nxorri, eshte pikerisht e nje personi, qe zbaton perkundrejt pageses, te gjitha llojet e porosive.

Kush e njeh Altin Dumanin dhe integritetin e tij, e kupton diversionin qe kerkon te mbjelle kjo akuze e porositur.

Per here te pare, jam dakort me Arben Krajën.