HomeBotaSport

“Juve” nuk ndalet, Ronaldo vendos rekordin e ri

“Juve” nuk ndalet, Ronaldo vendos rekordin e ri

“Derby della Mole” nuk prodhon asgjë të re, por vetëm polemika pa fund. Juventusi mund Torinon 1-0 me një penallti të Ronaldos në minutën e 69-të dhe vazhdon marshimin drejt titullit, në një kampionat mediokër.

Sërish rivalët e Juves janë në nivele modeste dhe më shumë zihen kush del i dyti dhe krenohen nëse i marrin ndonjë barazim “Zonjës së vjetër”.

Në një stadium të tejmbushur, me 26.588 bileta të shitura, Juve shënoi golin numër 5000 në Serinë A.