HomeSport

Juventus shpallet Kampion i Italisë

Juventus shpallet Kampion i Italisë

Java e 36-të e Serie A shfaqi disa takime me të vërtetë spektakolare ditën e sotme. Napoli tashmë nuk e arrin dot titullin kampion që e merr Juventusi.

Të kaltërit barazojnë 2-2 në shtëpi përballë Torinos duke ‘hedhur në erë’ çdo mundësi për titullin në Itali. Spektaklë në ndeshjen Genoa – Fiorentina.

Përmbysje pas përmbysje dhe në fund janë vjollcët që triumfojnë në Genova me rezultatin 2-3. Në derbin e shqiptarëve mes Lazio dhe Atlantas nuk ka fitues. Gjithçka mbyllet në shifrat 1-1 në duelin mes Strakoshes dhe Berishes.

Të dy portierët tregojnë një formë shumë të mirë ku sidomos Strakosha është vendimtar në 3-4 raste të pastra të Atalantas për Lazion duke i siguruar një pikë që ndoshta vlen pak në garën për Champions League sezonin e ardhshëm.