HomeAktualitetDebat

Ka humbur kujtesën?! Basha akuzon me poshtërsitë e tij, Veliaj e nxjerr bllof!

Ka humbur kujtesën?! Basha akuzon me poshtërsitë e tij, Veliaj e nxjerr bllof!

Pas akuzave të Partisë Demokratike ndaj Bashkisë së Tiranës, për përcaktimin e një zone të re zhvillimore me planin e ri të qytetit ka reaguar Bashkia.

Në reagimin e saj, Bashkia thotë se PD doli sërish bllof me akuzat e saj, ndërsa thekson se PD-së i është dashur një vit e gjysmë për të zbuluar se në zonën e Parkut të Liqenit nuk duhet të bëhen punime.

Bashkia bën me dije se Plani i ri i qytetit parashikon që zona e Gardës së Republikës i kalon Parkut të Liqenit dhe është një nga 5 zonat që me planin e ri të qytetit i ka kaluar Parkut të Liqenit.

Në njoftim është theksuar se kreu i PD-së, Lulzim Basha në një prej zonave që i kaluan Parkut  ka shtëpinë dhe ka ndërtuar një shtetsë në shkelje flagrante të ligjit.

Këto janë zonat që i kalojnë Parkut të Liqenit:

  1. Zona e pishinave dhe e Parkut Olimpik
  2. Parkimi privat te fillimi i Digës së Liqenit
  3. E gjithë hapësira e pazhvilluar e zonës së Gardës
  4. Zona e ish disko Refleksionit
  5. Zona e kompleksit të Universitetit Politeknik të Tiranës

Gjithashtu shton Bashkia e Tiranës në reagimin e saj, në dy zona të tjera, tashmë të zhvilluara, pranë liqenit janë pezulluar shtesat në volum.

   “Një prej këtyre zonave, në fakt, është edhe banesa private e kryetarit të PD-së, i cili gjatë kohës që ishte kryetar bashkie i dha vetes leje ndërtimi për shtesë kati mbi një pallat 11 katësh, në shkelje të pastër të ligjit dhe në konflikt interesi flagrant.

Parku i Liqenit të Tiranës është kthyer sot në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, sidomos nga fëmijët, pikërisht nga investimet e kryera në këto 3 vjet dhe prishja e ndërtimeve pa leje që kishin mbirë aty në vitet 2011-2015″. /CNA.al