HomeAktualitetDebat

“Ka kaluar çdo limit që opozita mund të durojë”! Flamur Noka do nisi “atentatet”: Socialistët të ruhen! Do t’i sulmojmë edhe nëpër shtëpitë e tyre

“Ka kaluar çdo limit që opozita mund të durojë”! Flamur Noka do nisi “atentatet”: Socialistët të ruhen! Do t’i sulmojmë edhe nëpër shtëpitë e tyre

Zari i Berishës Flamur Noka pasi sulmoi me vezë e miell gardistët dhe makinat e deputetëve socialistë ka folur për mediat.

Noka tha se tashmë ka kaluar çdo limit që opozita mund të durojë dhe paralajmëroi akte dhune në emër të Sali Berishës. Deputeti i Rithemelimit u shpreh para kamerave se socialistët do të sulmohen kudo që ndodhen.

“Ka kaluar çdo limit që opozita mund të durojë, ka kaluar çdo kufi ku demokracia mund të durojë. Tani e mbrapa është mosbindje civile.

Kudo ti shikojnë ti përbaltin e ti pështyjnë, me vezë, domate, ti qëllojnë. 20 shkurti do jetë një ditë e shënuar që do i japë një ditë e shënuar që do i japë një mesazh të madh bandës së pushtetit.

Ne do e mbajmë aksionin në çdo formë. Në rrugë, në shtëpi, në zyra… Kudo do të na shohin” kërcuenoi Nul Moka i cili duhet të vendoset nën mbikqyrje për kërcimet publike ndaj deputetëve socialist në familjet e tyre dhe po i shpejton hetimet që SPAK ka nisur për të dhe po i thotë burgut hapu.