HomeBota

Ka punuar 24 orë në 7 ditë të javë! Njihuni me miss-in që mund të shpëtojë botën nga pandemia e koronavirusit: Nuk e mendoja kurrë se…

Ka punuar 24 orë në 7 ditë të javë! Njihuni me miss-in që mund të shpëtojë botën nga pandemia e koronavirusit: Nuk e mendoja kurrë se…

U rendit në vendin e katërt në ‘Miss World’ në Angli në vitin 2014. Ditët e sotme bukuroshja po punon për gjetjen e një vaksine kundër koronavirusit.Për 12 muaj me radhë tashmë, bukuroshja ka punuar 24 orë në shtatë ditë të javës për të gjetur vaksinën kundër Covid-19.

Vrasja e bujshme në ish Bllok që tronditi vendin/ Prokuroria merr vendimin e papritur për të dyshuarin kryesor të masakrës, çfarë u vendos për Meviol Billon dhe Ervin Matën?
Dr. Carina Tyrrell, e cila është 31 vjeç, filloi punë si investiguese e pandemive në “Organizatën Botërore të Shëndetësisë”, raporton “Daily Mail”.

Që nga ajo kohë, Dr. Tyrrell dhe kolegët e saj kanë ndihmuar në analizimin e të dhënave nga qindra prova vaksinash, përfshirë “Pfizer”, “Moderna”, “Oxford AstraZeneca”. Ajo është diplomuar në Universitetin e Kembrixhit, si dhe ka mbaruar masterin për shëndetin publik.

31-vjeçarja tha se puna e sa e rëndësishme është shumë larg konkurseve të bukurisë.

“Para gjashtë vitesh nuk e mendoja kurrë se do të isha pjesë e një ekipi në kërkim të një vaksine gjatë një pandemie globale në këtë shkallë”,- tha ajo, teksa shton se ëndrra e saj e fëmijërisë ishte të trajtonte probleme shëndetësore globale, si malaria.

Dr. Tyrrell, e cila humbi një person të afërt nga pandemia, thotë se pavarësisht orëve pa gjumë dhe stresit, fakti që Oksford ka një vaksinë efektive, e bën atë shumë të lumtur.

“Vaksina është fantastike, i gjithë mundi është i paguar”- shprehet Tyrrell.