HomeAktualitetDebat

“Kafen e ujin i paguan kryetarja”, Mimi Kodheli i shkrin të gjithë së qeshuri me batutat e saja, nuk e kursen as ironinë: Me shishet mbi tavolinë, dikur gjuanin njëri-tjetrin, ndërsa sot…

“Kafen e ujin i paguan kryetarja”, Mimi Kodheli i shkrin të gjithë së qeshuri me batutat e saja, nuk e kursen as ironinë: Me shishet mbi tavolinë, dikur gjuanin njëri-tjetrin, ndërsa sot…

Mbledhja e Komisionit të Jashtëm, i cili drejtohet nga Mimi Kodheli, u shoqërua sot me nota humori dhe irone njëherazi.

Ka qenë kryetarja e këtij komisioni, Mimi Kodheli ajo që ka shkaktuar të qeshura dhe humor në sallën e mbledhjes, pasi njoftoi se kafet e deputetëve dhe ujin do e paguante ajo me rast mirëseardhjeje.

Madje ajo nuk e kurseu ironinë, duke kujtuar se dikur i gjuanin me shishe njëri-tjetrit në mbledhjet e komisioneve.

“Nëse e konsumuat kafen, jeni të lirë të shkoni. Ky ujë dhe kjo kafe se paguan parlamenti, por kryetarja për mirëseardhjen, ndaj mendohuni mirë.

Pastaj kemi ca sekretarë që thonë; kafet para mbledhjes se nuk na lejohen. Nuk lejohen për arsye sigurie që mos të kishim shishe, pasi dikur i gjuanim njëri-tjetrin. Që ta dini se është gjithmonë kështu, pasi nuk është.”, tha Kodheli.