HomeAktualitet

“Kam hequr qafe ushtarë serb sa herë kam pasur rastin, më vjen keq që nuk kam hequr qafe aq sa më ka dashur qejfi”

“Kam hequr qafe ushtarë serb sa herë kam pasur rastin, më vjen keq që nuk kam hequr qafe aq sa më ka dashur qejfi”

Përfaqësuesi i veteranëve të UCK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se nuk i frikësohet Gjykatës Speciale dhe se e pranon publikisht që ka vrarë ushtarë serbë.

Në emisionin “Frontal”, Haradinaj është shprehur i revoltuar për krijimin e një Gjykate që trajton “njëanshëm” krimet e luftës.

Ai thotë se nuk frikësohet nga një institucion i tillë, që sipas Haradinajt, është krijuar padrejtësisht për gjykuar shqipëtarët, e jo serbët, për luftën e fundit në Kosovë.

“Kam vra ushtarë serbë sa herë që kam pasur shansin.

I them familjes time se më vjen keq që nuk kam vra aq sa më ka dashur qejfi.

Më vjen keq që m’i kanë vra shokët, por më vjen mirë që i kam vrarë serbët”, ka thënë Haradinaj.