HomeSport

“Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim”, Asllani flet për herë të pari si lojtari i Beshiktashit

“Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim”, Asllani flet për herë të pari si lojtari i Beshiktashit

Kristjan Asllani është prezantuar te Besiktas me fraza motivuese.

Duke folur italisht, mesfushori i Kombëtares lidhi faktin se ai është shqiptar me simbolin e këtij klubi, që është shqiponja.

“Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim. Një shqiponjë nuk tërhiqet kurrë mbrapa dhe unë do e tregoj.

I lindur për të fluturuar dhe i krijuar për të luftuar. Asnjë frikë, asnjë justifikim. Vetëm zemër. Përqendrim maksimal.

I lindur shqiponjë, gjithmonë shqiponjë”, janë fjalët e Asllanit në videon e publikuar nga Beshiktashi.