HomeKuriozitet

Kamarieri gjerman vendos rekord të ri, mban 31 gota birre në krah (Video)

Kamarieri gjerman vendos rekord të ri, mban 31 gota birre në krah (Video)

Një rekord i ri botëror është vendosur me mbajtjen e birrave nga një kamarier në Gjermani.

Oliver Struempfel, ka ecur për rreth 40 metra me 31 gota të mëdha birre, duke i mbajtur ato në krahë.

Rekordi i mëparshëm ishte 29, ose më shumë se 69 kg (152 litra), birrë dhe xham.

‘Në fillim vura 27, më pas i thash vetes t’i shtojë edhe disa. Mendoj se është e mahnitshme”, ka thënë Struempfel.
Oliver tha se është stërvitur shumë për të arritur këtë rekord.