HomeAktualitetDebat

Kamikazët e Berishës nisin sulmet ndaj Jorida Tabakut: Ia bleu votat Rama dhe oligarkët, për të poshtëruar Berishën

Kamikazët e Berishës nisin sulmet ndaj Jorida Tabakut: Ia bleu votat Rama dhe oligarkët, për të poshtëruar Berishën

Jorida Tabaku dhe ilir Alimehmeti, pavarësisht se u lanë jashtë listës së mbyllur nga Sali Berisha, arritën një rezultat spektakolar në zgjedhjet e 11 majit.

Tabaku mori mbi 20 mijë vota dhe hyri në Kuvend, ndërsa Alimehmeti u penalizua nga rezultati i dobët i PD dhe pavarësisht gati 18 mijë votave, mbeti jashtë Kuvendit.

Por në PD, tashmë kanë nisur të flasin nën zë kundër tyre, për shkak se po shihen si dy njerëz që u votuan masivisht, pikërisht për shkak se u lanë jashtë listës së mbyllur nga Berisha.

Pra shihet edhe si një votë e demokratëve kundër Berishës.

Për këtë arsye, kanë nisur dhe sulmet e para ndaj tyre.

Dhe, e ka nisur kamikazja Adriana Kalaja, e cila mori a s’mori një mijë vota në zgjedhje.

Në një postim të Mariela Stefanllarit për rezultatin e Tabakut, Adriana Kalaja shkruan:

“Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarket dhe kete e dine te gjithe.

Qellimi:

1. Per te poshteruar Berishen.

2. Per te mbuluar blerjen e atyre te veteve si Sara Mile.

3. Per te zgjedhur opoziten qe do.

Do ja shohin hajrin shpejt Sudes

E do Rama ne krye te PD”.

Mesazhi është i qartë: Mos guxoni të flisni kundër Berishës, ndryshe do të merremi me ju pastaj. (TemA)